| 10 Korrik 2007
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim (ACDI) dhe Qendra për Kërkime Urbane (URI), mbështetur nga Fondacioni Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA), në kuadrin e projektit: “Qytetarët dhe administrata në rrugën e kooperimit: për një buxhet që duhet të kuptohet dhe të influencohet” prezantuan në publik disa nga produktet e para.
Projekti në tërësi synon rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe vlefshmërisë në menaxhimin financiar të fondeve publike, promovimin e pjesëmarrjes së komunitetit në to dhe ngushtimin e hapësirave korruptuese. Pas fazës së parë janë nxjerrë disa përfundime, të cilat do t’u përcillen dikastereve përgjegjëse, mediave si dhe shoqërisë civile.
Gjatë veprimtarisë u prezantuan gjetjet e një monitorimi për buxhetin në shëndetësi dhe arsim si dhe një manual që do t’u shërbejë punonjësve të dy dikastereve në mirëplanifikimin dhe mirëmenaxhimin e fondeve financiare duke i bërë ato edhe më transparente për grupet e interesit.
Buxheti në sektorin e shëndetësisë, megjithë përmirwsimet e bëra, vazhdon të jetë ndër më të ultit mes vendeve me të ardhura të pakta mesatare. Problem vazhdon të mbetet raporti i financimeve buxhetore dhe kontributeve. Shqipëria vazhdon të ketë nivelin e kontributeve 7 herë më të vogël se vendet e rajonit. Monitoruesit rekomandojnë që pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të strategjisë kombëtare pwr zhvillim dhe integrim, në Tetor 2007 të bëhet azhornimi i objektivave primare dhe i synimeve të tyre dhe ato të reflektohen edhe në projekt buxhetin e vitit 2008. Gjithashtu ata rekomandojnë ngritjen e një data-base të grupeve të interesit dhe kalendarin e konsultimeve, çka do të ndikojë pozitivisht në ecurinë e reformave.
Në buxhetin e arsimit për vitin 2007, ndodh përputhja midis planifikimit të shpenzimeve sipas programeve të paracaktuara dhe në kufijtë e vlerave tavanore të miratuara sipas programit buxhetor afatmeswm në periudhwn 2007-2009. Por shtyrja në kohë e miratimit të strategjisë kombëtare pwr zhvillim dhe integrim, ka çuar në mospërputhje të prioriteteve të tyre me ato të programit buxhetor afatmeswm 2007-2009. Nga pikëpamja e parashikimit strategjik në arsim ka një përmirësim të dukshëm sepse ndërsa në programi buxhetor afatmeswm, kriteri bazë janë shpërndarja e burimeve financiare, në strategji merr përparësi politika e MASH-it për sistemin arsimor në tërësi. Organizatorët rekomondojnë decentralizimin e fondit të investimeve në bashki, qendra qarku dhe komuna dhe ndërtimin e një data-base për grupet e interesit.
|