|
11 Korrik 2007
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA), në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI), organizuan tryezën e dytë të përbashkët për disa ndryshime në ligjin mbi të drejtën e informimit. Ndërsa në tryezën e parë merrnin pjesë përfaqësues të administratës qendrore dhe lokale si dhe të Kuvendit të Shqipërisë, në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues të mediave të shkruara dhe vizive si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Debatuesit theksuan se situata aktuale në Shqipëri më lidhje me të drejtën e informimit karakterizohet nga zbatimi i dobët i ligjit 8503, nga pengesat e administratës për të mos dhënë informacion, nga defekte të vetë ligjit si dhe nga një indiferencë e theksuar e qytetarëve.
Projekti synon ndërhyrje për të bërë përmirësime ligjore në legjislacionit shqiptar nëpërmjet analizës së kuadrit ligjor për të drejtën e informimit, krahasimit të këtij kuadri me standartet ndërkombëtare, rishikimin, draftimin dhe diskutimin e paketës ligjore dhe lobim të paketës së ndryshimeve.
|