15 shtator 2007
Një grup organizatash jofitimprurëse kërkuan shtyrjen e diskutimit të projektligjit për “Për një ndryshim në ligjin për organizatat jofitimprurëse” qe ishte planifikuar të kalonte në Parlament në datën 17 shtator.
Kërkesa, nënshkruar nga Fondacioni “Soros”, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CANGO Albania, Co-Plan, Partnerët-Shqipëri dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kërkon që ky projektligj të konsultohet praprakisht me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri. Që prej një viti, një grup organizatash të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur po punojnë për të paraqitur disa ndryshime në ligjin për OJF-të.
Letra i drejtohet kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare dhe shpreh shqetësim per kufizimin drastik të burimeve të financimit të OJF-ve si dhe për tendenca kontrolli e presioni nga ana e qeverisë.
Kliko këtu për të lexuar letrën
|