15 tetor 2007
Instituti i Dialogut e Komunikimit, Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen e fondacionit “Soros” dhe ambasadës së Mbretërisë së Spanjës zhvilluan konferencën ndërkombëtare “Hapësira publike urbane”.
Intelektualë të spikatur vendas dhe të huaj, drejtori i revistës “Esprit” në Paris, Olivier Mongin, akademikë spanjollë si Josef Ramoneda, Carme Ribas dhe prof. Elias Torres si dhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama trajtuan aspekte të ndryshme të hapësirës publike urbane, e lidhur kjo me zhvillimin e demokracisë, me rritjen e rolit të insitucioneve qendrore dhe lokale dhe me pjesëmarrjen qytetare.
Pjesëmarrësit në debat rekomandojnë rishikimin e ligjit për hapësirën publike urbane, krijimin e kapaciteteve në qeverisjen qendrore dhe lokale si dhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit për të harmonizuar interesat private me ato publike.
|