| |
23 janar, 2007
Kohët e fundit, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) ka hartuar një projekt-ligji për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Në këtë projekt-ligj parashikohej që regjistrimi i OFQ-ve do të kryhej, së bashku me bizneset, në Qendrën e Kombëtare të Regjistrimit dhe jo në gjykatë, sipas praktikës së ndjekur deri tani.
Ky propozim bie ndesh me nenin 46 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Shoqëria civile, nëpërmjet një grupi nismëtar të përbërë nga Fondacioni Soros, Partnerët-Shqipëri, Instituti i Studimeve Publike & Ligjore, Instituti për Nisma Ligjore, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndërmori disa hapa në mbrojtje të kësaj të drejte kushtetuese. Pas takimeve me specialistë të METE, dhe një diskutimi mes shumë OJF-sh në mbarë vendin, u hartua një memorandum, që iu dorëzua më datë 23 janar Z. Eno Bozdo, Zëvendës Ministër i kësaj Ministrie. Në këtë memorandum, të mbështetur nga rreth 50 OJF të vendit, shprehet vullneti i shoqërisë civile për të mbrojtur kushtetutshmërinë e rregjitrimit në gjykatë. Argumentohet gjithashtu kërkesa për heqjen e çdo reference në lidhje me OJF-të nga teksti i projekt-ligjit “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.
Ndërkohë METE ka njoftuar se është dakort të mos përfshijë në projekt ligj regjistrimin e ojf-ve.
Klikoni këtu për tekstin e memorandumit
|
|