| |
18 janar, 2007
Fushata zgjedhore ka nisur në klimën e një mosbesimi të thellë të partive pjesëmarrëse ndaj njera-tjetrës. Mbështetur mbi këtë klimë dhe veçanërsisht mbi disa eksese të ditëve të para, një numër organizatash joqeveritare dolën në publik me një Thirrjeje për tone qytetare në ligjerimin zgjedhor. Organizatat nënshkruese ishin: Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Studimet Parlamentare, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (SOROS), Shoqata për Kulturë Demokratike,Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë, Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare, Forumi i mendimit të lire, Instituti Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve.
Organiatat pjesëmarrëse u bëjnë thirrje kandidatëve “të trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me alternativat më të mira për të çuar përpara arritjet e deritanishme dhe zgjidhjen e problemeve për qytetarët dhe vendin”. Nga kandidatët kërkohet më tepër transparencë, konkurrim me dinjitet dhe më shumë etikë komunikimi, si një element i rëndësishëm i demokracisë.
|
|