| |
27 qershor 2008
Instituti i Sociologjisë, në kuadër të një në projekti për grandet e vogla të fondacionit “Soros” zhvilloi në Tiranë konferencën kombëtare për çështje dhe modele të organizimit komunitar në Shqipëri. Kjo konferencë vinte si përgjithësim i pesë forumeve të debatit të zhvilluar në qytetet Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë e Gjirokastër si dhe një të tillë në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.
Kryerja e këtij projekti merrte shkas nga domosdoshmëria për të bërë përgjithësim të përvojës së këtyre viteve në njohjen e modeleve të organizimit komunitar si dhe për të debatuar rreth këtyre çështjeve në tryeza publike dhe media lokale e kombëtare.
Konferenca kombëtare, me referime dhe trajtesa të veçanta, u foksua në një sërë problemesh të organizmit komunitar si qëllimi dhe zbatimi praktik i teorisë komunitariste, modele të komunitarizmit, gruaja në perspektivën komunitariste, organizimi komunitar në traditën shqiptare, integrimi dhe shpirti komunitar i emigrantëve, thellimi i decentralizimit dhe efikasiteti i qeverisjes në komunitet, komunitarizmi dhe edukimi, etj.
Në përfundim të konferencës organizatorët publikuan rezultatet e një sondazhi kombëtar për komunitarizmin dhe dhanë rekomandime për institucione qendrore dhe lokale, me theks të veçantë për Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. |
|