5 dhjetor 2007
Ekspertë shqiptarë dhe të huaj kanë marrë pjesë në tryezën e rrumbullaktë për diskutimin e projektligjit “Për ndihmën juridike”, në bazë të një projekti të Shërbimit Ligjor Falas (TLAS) të mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Soros, Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Komiteti Suedez i Helsinkit.
Shërbimi ligjor falas në Shqipëri ka filluar të veprojë në vitin 1997 duke u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, veteranëve, invalidëve dhe të gjithë atyre personave që nuk kanë mundësi për të përballuar shpenzimet financiare në hallka të ndryshme të sistemit të drejtësisë. Projektligji “Për ndihmën juridike” është hartuar duke marrë për bazë këtë praktikë dhjetë vjeçare, ligjet e miratuara deri më tani, një raport të posaçëm të UNICEF-it si dhe rekomandimet e KE-së.
Diskutimi i këtij projektligji do të vazhdojë më tej me grupet e interesit, organizatat jofitimprurëse në fushën e të drejtave të njeriut, me ekspertë dhe drejtues të ministrisë e Drejtësisë, me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, me të gjitha grupet parlamentare duke u finalizuar në një ligj të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë.
klikoni këtu për projektligjin “Për ndihmën juridike” në format PDF
|