18 Qershor 2009
George Soros i dhuron Europės 100 milionė dollarė amerikanė

8 Qershor 2009
Inicohet koalicioni i vėzhguesve vendorė me 2500 raportues pėr zgjedhjet

26 maj 2009
Monitorim i shpenzimeve tė partive kryesore gjatė fushatės elektorale

7 maj 2009
Prezantohen projektet pėr pėrballimin e pasojave pas katastrofės sė Gėrdecit

4 maj 2009
Publikohet raporti “Unė votoj” mbi veprimtarinė e legjislativit shqiptar

21 mars 2009
Konferencė Ndėrkombėtare pėr sfidat e sistemit kushtetues

22 dhjetor 2008
Miratohet nė Kuvend ligji i shoqėrisė civile “Pėr ndihmėn juridike”

1 nentor 2008
Monitorimi i progresit tė Shqipėrisė nė procesin e integrimit europian

24 tetor 2008
Raporti i tretė i monitorimit tė
buxhetit tė shtetit

4 shtator 2008
Nxitja e bashkėpunimit midis pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore

10 korrik 2008
Raporti i ndermjetėm i monitorimit tė MSA-sė

4 korrik 2008
Aprovohet transformimi i fondacionit “Besa”

27 qershor 2008
Konferencė kombėtare pėr ēėshtje dhe modele tė organizimit komunitar

26-27 qershor 2008
Seminar trajnues me strukturat vendore pėr pėrfitimin e fondeve tė BE-sė

17 qershor 2008
Raporti i parė pėr monitorimin e veprimeve qeveritare pėr rimėkėmbjen e Gėrdecit

13 qershor 2008
Prezantohet raporti i dytė pėr monitorimin e buxhetit tė shtetit 2008

10 qershor 2008
Prezantohet projekti rajonal pėr lehtėsimin e vizave nė Ballkanin Perėndimor

6 maj 2008
Tryezė e rrumbullaktė pėr transparencėn nė arsim dhe promovimin e kodit tė etikės sė mėsuesit

22 prill 2008
Tryezė e rrumbullaktė pėr monitorimin e buxhetit tė shtetit

14 prill 2008
Promovohen praktikat bashkėpunuese midis biznesit dhe shoqėrisė civile

29 mars 2008
Shėrbim ligjor falas pėr banorėt e Gerdecit

20 mars 2008
Mbėshtetje pėr tė shpėrngulurit e tragjedisė sė Gėrdecit

13 mars 2008
Lobim pėr ligjin mbi tė drejtėn e informimit

15 shkurt 2008
Prezantim publik i dokumentit rekomandues pėr reformėn zgjedhore

26 janar 2008
Lobim dhe advokaci pėr inkurajimin e pėrfshirjes sociale

5 dhjetor 2007
Prezantohet projektligji “Pėr ndihmėn juridike”

nėntor 2007
Kurse trajnimi pėr qeverisjen pjesėmarrėse

5 nėntor 2007
Prezantohet raporti i tretė pėr monitorimin e veprimtarisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė

2 nėntor 2007
Mbrėmje me maturantė mbi Universitetin Amerikan nė Bullgari

1 nėntor 2007
Monitorimi i angazhimeve qė burojnė nga MSA

18 tetor 2007
Sondazh pėr ēėshtje tė integrimit europian

15-19 tetor 2007
Trajnim nė grup dhe suplement pėr integrimin europian

15 tetor 2007
Konferencė ndėrkombėtare pėr hapėsirat publike urbane nė Shqipėri

12 tetor 2007
Konferencė kombėtare per privatizimet strategjike

5 tetor 2007
Propozohet projektligj i ri kundėr diskriminimit

15 shtator 2007
Kėrkohet dialog pėr ndryshimet e propozuara nga qeveria nė ligjin pėr organizatat jofitimprurėse

14 shtator 2007
Veprimtari p ėr projektin e reformės zgjedhore

3 gusht 2007
Studentėt dhe jeta publike

20 korrik 2007
Debat rreth ligjeve pėr librin dhe pėr tė drejtėn e autorit

11 korrik 2007
Debat pėr disa ndryshime nė ligjin mbi tė drejtėn e informimit

10 korrik 2007
Prezantohet projekti pėr buxhetin me pjesėmarrje

29 Qershor 2007
Rritja e aftėsisė menaxhuese tė bashkisė dhe pjesėmarrja e qytetarėve nė vendimmarrje

25 Qershor 2007
Propozohen ndryshime nė ligjin 8503 pėr tė drejtėn e informimit

21 Qershor 2007
Punėsimi i tė diplomuarve jashtė shtetit nė administratėn publike

30 Maj 2007
Bashkėbisedim shoqėri civile-qeveri pėr reduktimin e informalitetit

11 Maj 2007
Publikohet raporti i dytė pėr veprimtarinė e Kuvendit tė Shqipėrisė

4 Prill 2007
Memorandum i fermerėve pėr eksporte me standarde europiane

29 Mars 2007
Monitorimi i procesit tė shqyrtimit parlamentar tė projektligjeve

28 Mars 2007
Shoqėria civile, pro krijimit tė njė komiteti shtetėror kundėr gjakmarrjes

16 Mars 2007
Monitorimi i Strategjisė sė Migracionit

26 Shkurt 2007
Nėnshkruhet Memorandumi i bashkėpunimit pėr monitorimin qytetar tė marrėdhėnieve
BE-Shqipėri

18-20 shkurt, 2007
Numėrimi paralel i votave

13 Shkurt 2007
Shoqėria civile kėrkon uljen e konfliktualitetit tė fushatės zgjedhore

3 Shkurt 2007
Faqe interneti e MJAFT mbi
zgjedhjet vendore 2007

30 Janar 2007
Seminar mbi “Shėrbimin e transportit publik nė rajonin e Tiranės”

23 Janar 2007
Memorandum i shoqėrisė civile nė mbrojtje tė tė drejtave kushtetuese

18 Janar 2007
Thirrje e shoqėrisė civile pėr njė
fushatė zgjedhore qytetare


viti 2006 >>

 
 
 
 
 
   
 

Tryezë e përbashkët për diskutimin e reformës së ALTERTEKST-it

19 Shkurt 2010

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Fondacioni Soros) , në prani të përfaqësuesve të MASH, të bordit të vlerësimit të teksteve, të Drejtorise Arsimore Tiranë, të shtëpive botuese të librit shkollor, të autorëve të teksteve, të drejtorëve të shkollave, të kryetarëve të komisioneve lëndore zhvilloi tryezën e përbashkët “Përmirësimi i reformës së ALTERTEKST-it”. Tryeza u përqëndrua në çështje të rëndësishme si prezantim i reformës së ALTERTEKST-it, politikat dhe procedurat, zbatimi dhe monitorimi i procesit dhe ndryshimet e reflektuara në udhëzimin i ri. Tryeza synonte rritjen e transparencës dhe e bashkëpërgjegjësisë të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e realizimi të ALTERTEKST-it.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, z. Jovan Kristiqi prezantoi ndryshimet që janë bërë në reformën e teksteve shkollore. Sipas tij, në ndryshim nga vitet e shkuara, udhëzimi i ri rezervon më tëpër kohë në dispozicion për autorët e teskteve dhe për vlerësuesit e tyre, janë përcaktuar rregulla më të qarta për komisionet vlerësuese, janë shtuar filtrat dhe kontrolli për mënjanimin e teksteve të dobëta, ndërsa ka një politikë të veçantë për shpërndarjen e librave mësimorë, për tekstet e emigrantëve dhe minoriteteve, çka këto të fundit do të financohen njëqind për qind nga MASH. Duke marrë për bazë edhe paketën informuese të aprovuar nga MASH, “Alterteks 2010-2011”, pjesëmarësit në tryezë vlerësuar vullnetin e ministrisë për të bërë ndryshime me qëllimin final tekste sa më cilësore, por tërhoqën vëmendjen edhe për disa probleme që do të shkaktonte zbatimi i saj në praktikë.

Disa botues si Latif Ajrullai, Evis Themeli, Rita Petro, Anila Bisha thanë se ata ishin ndjerë jashtë këtij procesi dhe se nuk ishin marrë në konsideratë shqetësimet e tyre. Të tjerë të pranishëm si autorë tekstesh si Dhurata Shehri, Dhimitër Doka, Mimoza Gjokutaj, Petrit Bërhami kontestuan mbylljen e procesit të hartimit të programeve të kurrikulës ndaj autorëve të teksteve, kohën e kufizuar që vihet në dispozicion për vlerësimin e teksteve dhe mos marrjen parasysh të shqetësimeve të tyre. Në vazhdim u shpreh shqetësimi ndaj ngurtësisë që shfaqin programet e lëndëve, mungesës së objektivave shkencor për çdo lëndë dhe kapitull, vështirësia e shitjes së librit në shkollë si pasojë e procedurave të tatimit të shit-blerjes si dhe centralizimi i procesit të përzgjedhjes së tekstit nga ai në nivel shkolle i zbatuar përgjatë viteve të kaluar në atë në nivel grup shkollash që parashikohet në udhëzimin e ri. Në tryezë një vend të veçantë debati pati edhe për tema të tilla si procedura e hartimit dhe miratimit të programeve, procedura e ndërtimit të partneritetit MASH – shtëpi botuese dhe autorë, procedura e hartimit të teksteve, procedura e vlerësimit dhe çertifikimit të teksteve, procedura e përzgjedhjes së teksteve në shkolla, shpërndarja e librit deri tek nxënësi dhe procedura e rishikimit të cilësisë së programeve dhe teksteve.

Kliko këtu për të parë dokumentin përmbledhës për reformën e ALTERTEKST-IT.



Gazeta Panorama

Alterteksti, SOROS mbledh aktorët për reformën

Reforma e Altertekstit u vu dje në fokus të tryezës së organizuar nga fondacioni “Soros”. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesve të MASH, të bordit të vlerësimit të teksteve, të Drejtorive Arsimore në rreth, të shtëpive botuese të librit shkollor dhe autorë të teksteve. Tryeza u përqendrua gjithashtu në çështje të rëndësishme, si politikat dhe procedurat, zbatimi dhe monitorimi i procesit dhe ndryshimet e reflektuara në udhëzimin e ri. Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, foli në takim për ndryshimet që janë bërë në reformën e teksteve shkollore. Sipas tij, në ndryshim nga vitet e shkuara, në këtë reformë ka më shumë kohë për autorët e teksteve dhe për vlerësuesit e tyre, janë përcaktuar rregulla më të qarta për komisionet vlerësuese, janë shtuar filtrat dhe kontrolli për mënjanimin e teksteve të dobëta. Dritan Nelaj, përfaqësues i fondacionit Soros, tha ndër të tjera se arsyeja e tryezës është rritja e transparencës dhe e bashkëpërgjegjësisë të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e realizimit të Altertekstit. Disa botues si Evis Themeli, Rita Petro, Anila Bisha thanë se ata ishin ndjerë jashtë këtij procesi dhe nuk ishin marrë në konsideratë shqetësimet e tyre.


Gazeta Metropol

Kriteret për vlerësimin e teksteve shkollore
21/02/2010 Soros: Tryezë e përbashkët për diskutimin e Altertekstit

Hidhen për diskutim ndryshimet që do të bëhen në zbatim të reformës së ndërmarrë për sigurimin e teksteve shkollore gjatë vitit të ardhshëm mësimor. Për këtë fondacioni “Soros” ka mbledhur në një tryezë të përbashkët përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, bordit të vlerësimit të teksteve, të drejtorive arsimore, shtëpive botuese të librave shkollorë si dhe autorë tekstesh për të diskutuar zbatimin e këtyre ndryshimeve. Sipas udhëzimit të ri të miratuar nga Ministria e Arsimit, shitja e librave nuk do bëhet më në librari, por nëpër shkolla, ndërsa përzgjedhja e teksteve dhe autorëve do të kalojë në disa filtra. Lidhur me risitë, kshilltari pranë ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi ka deklaruar se në ndryshim nga vitet e shkuara në këtë reformë ka më shumë kohë për vlerësimin e autorëve dhe teksteve, duke qenë se janë përcaktuar rregulla më të qarta për komisionet vlerësuese, janë shtuar filtrat dhe kontrolli për mënjanimin e teksteve të dobëta. Gjithashtu Kristiqi ka shtuar se janë ndërmarrë politika të veçanta për shpërndarjen e librave mësimorë, për tekstet e emigrantëve dhe minoriteteve dhe se këto të fundit do të financohen një qind për qind nga Ministria e Arsimit. Dritan Nelaj, përfaqësues i fondacionit “Soros”, tha ndër të tjera se arsyeja e tryezës është rritja e transparencës dhe e bashkëpërgjegjësisë së gjithë aktorëve të përfshirë, nëse ata ishin ndier jashtë këtij procesi dhe nuk ishin marrë në konsideratë shqetësimet e tyre. Të tjerë të pranishëm, si autorë tekstesh, kontestuan mosdemokratizimin e programit, kohën e paktë që jepet për vlerësimin e teksteve dhe mosmarrjen parasysh të shqetësimeve të tyre. Megjithatë, kjo reformë do të shoqërohet me ndryshime të tjera, që kanë të bëjnë me tema të tilla si: procedura e hartimit dhe miratimit të programeve, procedura e ndërtimit të partneritetit MASH–shtëpi botuese dhe autorë, procedura e hartimit të teksteve, procedura e vlerësimit dhe certifikimit të teksteve etj.


ATSH

SOROS ORGANIZON TRYEZË TË PËRBASHKËT PËR DISKUTIMIN E ALTERTEKSTIT

TIRANË, 19 Shkurt /ATSH-A.Drenofci/- Fondacioni Soros ka organizuar të premten një tryezë të përbashkët për “ përmirësimin e reformës së Altertekstit” në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit , të Drejtorisë Arsimore të Tiranës, të shtëpive botuese të Librit Shkollor dhe të drejtorëve të shkollave në kryeqytet.
Tryeza u përqëndrua në çështje të rëndësishme, si prezantim i reformës së Altertekstit, politikat dhe procedurat, zbatimi dhe monitorimi i procesit dhe ndryshimet e reflektuara në udhëzimin i ri.
Këshilltari i Ministrit të Arsimit, z. Jovan Kristiqi foli në takim për ndryshimet që janë bërë në reformën e teksteve shkollore.
Sipas tij, në ndryshim nga vitet e shkuara, në këtë reformë ka më shumë kohë për autorët e teskteve dhe për vlerësuesit e tyre, janë përcaktuar rregulla më të qarta për komisionet vlerësuese, janë shtuar filtrat dhe kontrolli për mënjanimin e teksteve të dobëta, ndërsa ka një politikë të veçantë për shpërndarjen e librave mësimorë, për tekstet e emigrantëve dhe minoriteteve, çka këto të fundit do të financohen njëqind për qind nga MASH.
Dritan Nelaj, përfaqësues i fondacionit Soros, tha ndër të tjera se “arsyeja e tryezës është rritja e transparencës dhe e bashkëpërgjegjësisë të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e realizimi të Altertekstit”.
Duke marrë për bazë edhe paketën informuese të MASH-it, “Alterteks 2010-2011”, pjesëmarësit në tryezë vlerësuan vullnetin e ministrisë për të bërë ndryshime me qëllimin final për tekste sa më cilësore, por tërhoqën vëmendjen edhe për disa probleme që do të sillte zbatimi i saj në praktikë. /a.gj/

Gazeta Shqip

Specialistët mblidhen së bashku për të diskutuar mbi ndryshimet që do të pësojë reforma e Altertekstit.

Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Soros organizuan tryezën e diskutimeve me temë “Përmirësimi i reformës së Altertekstit, duke “kryqëzuar” mendimet me përfaqësues të vlerësimit të teksteve, të shtëpive botuese, të autorëve të teksteve, të drejtorëve të shkollave, të kryetarëve të komisioneve lëndore. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, prezantoi ndryshimet që janë bërë në reformën e teksteve shkollore. Sipas tij, në ndryshim nga vitet e shkuara, udhëzimi i ri rezervon më tepër kohë në dispozicion për autorët e teksteve dhe për vlerësuesit e tyre. Janë përcaktuar rregulla më të qarta për komisionet vlerësuese, janë shtuar filtrat dhe kontrolli për mënjanimin e teksteve të dobëta, ndërsa ka një politikë të veçantë për shpërndarjen e librave mësimorë, për tekstet e emigrantëve dhe minoriteteve, çka këto të fundit do të financohen njëqind për qind nga MASH.

Në tryezë, një vend të veçantë debati, pati edhe për tema të tilla si procedura e hartimit dhe miratimit të programeve, procedura e ndërtimit të partneritetit MASH – shtëpi botuese dhe autorë, procedura e hartimit të teksteve, procedura e vlerësimit dhe certifikimit të teksteve, procedura e përzgjedhjes së teksteve në shkolla, shpërndarja e librit deri tek nxënësi dhe procedura e rishikimit të cilësisë së programeve dhe teksteve.