|
21 Qershor 2007
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Soros, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Departamentin e Administratës Publike publikuan studimin “Nxitja e punësimit të të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike shqiptare”.
Organizatorët e studimit vërejnë se, megjithë hapa e hedhura deri tani për punësimin e të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike, përfshirja e këtij kontigjenti të rinjsh dhe të rejash si në administratën qendrore ashtu edhe në atë lokale, përbën një problem të mprehtë.
Departamenti i Administratës Publike, dikur në varësi të Këshillit të Ministrave dhe tashmë si një strukturë e Ministrisë së Brendshme, është i pafuqishëm jo për të përthithur në nivele të ndryshme të administratës të rinj të diplomuar jashtë shtetit, por edhe për të mbrojtur ata që ishin marrë nga ish qeverisja socialiste.
Studimi jep rekomandime dhe tërheq vëmendjen e qeverisë shqiptare, të grupeve parlamentare, të partive kryesore dhe të shoqërisë civile për të krijuar më shumë hapësira punësimi dhe rektrutimi në administratën publike të të diplomuarve jashtë shtetit.
Klikoni këtu për të shkarkuar një kopje të studimit
|