Raport Monitorimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
Rrjeti i Shoqërisë së Hapur në Shqipëri — nosa ndërmori nismën për të realizuar
monitorimin e procesit të përmbushjes së angazhimeve të marra nga Shqipëria në
kuadin e procesit të Stabilizim- Asociimit. Raporti i përgatitur nga nosa mbulon
periudhën qershor 2006-shtator 2007 dhe bazohet mbi angazhimet e marra nga
Shqipëria në dokumentet e mëposhtme:
● Marrëveshja e Stabilizim Asociimit;
●Partneriteti europian
● Raporti vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë (2006);
● Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, miratuar nga Këshilli i Ministrave të
Republikës së Shqipërisë në korrik të vitit 2006 si përgjigje per dokumentin
e Partneritetit Europian;
● Rekomandimet e përbashkëta të Consultative Task Force Meetings
klikoni këtu për raportin e plotë të monitorimit në format PDF
Raport mbi monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Migracionin
Instituti Europian i Tiranës, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe me mbështetje të Fondacionit Soros, prezantuan më 16 mars : Rezultatet e monitotimit të zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Migracionin dhe Strategjisë Kombëtare për Migracionin.
Në kushtet kur në çdo tre qytatarë shqiptarë njëri është emigrant, përballja me dukurinë e migracionit përbën një nga sfidat e mëdha për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Gjatë vitit 2004, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka ndërmarrë hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin, dokument i financuar nga Komisioni Europian ( Programi CARDS 2001 ) dhe bashkëfinancim e asistencë teknike nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM). Ky dokument strategjik synon të japë zgjidhje afatgjata për çështje të shumta të dukurisë së Migrimit si: Lufta kundër migracionit të paligjshëm; Emigracioni dhe zhvillimi i Shqipërisë; Përmirësimi i imazhit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit;Përmirësimi i shërbimeve konsullore dhe diplomatike shqiptare,; Mbrojtja e të drejtave të emigrantëve shqiptarë, etj.
Gazeta e përdymuajshme
Partnerët – Shqipëri
Gazeta e përdymuajshme Partnerët – Shqipëri, është një botim elektronik i qendrës për ndryshim dhe menaxhimin e konfliktit, Partnerët-Shqipëri, anëtare e NOSA-s.
Ajo përmban informacion të zgjeruar rreth ecurisë dhe arritjeve të programeve dhe projekteve të ndërmarra nga Partnerët me mision përparimin e shoqërisë civile dhe kulturës së ndryshimit dhe menaxhimit të konfliktit në Shqipëri. Numri i ri shtator 2006 sjell informacion rreth programin të trajnimeve dhe asistencës teknike; Planit kombëtar të rinisë 2006-20011; Iniciativën ndërkufitare Partners-Shqipëri, etj.
Shkarkoni gazeten në formatin PDF
Raporti monitorues unevotoj
I nisur një vit më parë gjatë fushatës zgjedhore parlamentare raporti synon monitorimin sistematik dhe analitik të Kuvendit të Shqipërisë dhe të pushtetit vendor. Rezultatet e monitorimit gjashtëmujor të Kuvendit janë bërë publike në formë elektronike dhe të shtypur.
Klikoni këtu për të shkarkuar një kopje të raportit në formatin PDF
Pasaporta e Stabilizim Asocimit
Integrimi Europian i Shqipërisë është një nga tri fushat prioritare te NOSA-s. Një strategji afatmesme (2006-2008) synon, mes të tjerash, të qartësojë për publikun objektivat themelore të procesit të integrimit. Si mjet për kryerjen e këtij misioni është konceptuar edhe botimi i fundit i Qendrës Europiane, anëtare e NOSA-s, me titullin kuptimplotë Pasaporta e Stabilizim Asocimit.
Klikoni këtu për të shkarkuar pasaportën në formatin PDF
Gazeta Europa
Gazeta Europa është një informator i përmuajshëm që i ofron lexuesit informacion mbi Bashkimin Europian (institucione, politika, historikun, zhvillimet më aktuale etj), procesin e integrimit europian, publikime/studime/analiza në lidhje me aspekte të ndryshme të “projektit europian” dhe informacione të tjera të përditësuara, me interes për qytetarët shqiptarë.
Klikoni këtu për të shkarkuar nr 4 të Gazetës Europa në formatin PDF |