Europa
është një gazetë përmuajshme, e shtypshkruar
dhe elektronike, që synon të sjellë më
pranë qytetarit shqiptar Europën e Bashkuar dhe
procesin e integrimit europian.
Ajo botohet nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare
(AIIS), në kuadër të fushës prioritare
të NOSA-s “Integrimi Europian”. Gazeta informon
në lidhje me vendet anëtare të BE-së dhe
strategjitë që zbatohen sot në gjirin e shoqërisë
shqiptare për të ardhmen europiane të saj.
Duke informuar dhe nxitur debatin, ajo i drejtohet gazetarëve,
shoqërisë civile, rretheve akademike, komunitetit
të biznesit si dhe publikut të gjerë të
përfshirë në sfidat e integrimit europian.
Struktura e gazetës është e ndërtuar në
disa rubrika: kryeartikulli, lajme nga BE, zhvillimet në
rajonin e Ballkanit, integrimi europian, perceptime dhe realitete,
komente dhe opinione, intervista, analiza dhe kuriozitete
nga BE.
Gazeta Europa del ditën e fundit
të çdo muaji dhe deri tani janë botuar me
sukses 6 numra të saj. Ka 16 faqe të formatit A3
prej të cilave 4 janë me ngjyra dhe tirazh prej
10-15 mijë kopje. Shpërndahet në institucione
qendrore e vendore në Tiranë e në rrethe, në
shkolla të larta e të mesme, në media dhe shoqërinë
civile si dhe në pikat e shpërndarjes së shtypit
si dhe në formë elektronike.
Klikoni këtu për të shkarkuar nr. 4 në formatin PDF
|