Promovimi i Debatit Politik konsiderohet
nga NOSA si një mjet i rëndësishëm i për
rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile
dhe të qytetarëve në jetën e vendit. Në
kuadër të fushës proritare të NOSA-s mbi
“Shoqërinë Civile” lëvizja MJAFT
ndërmori në periudhën janar-qershor organizimin
e një rrjeti debatesh në Tiranë dhe rrethet
kryesore të Shqipërisë.
Aktivitetet u fokusuan në dy drejtime kryesore:
- Edukimi me kulturën e Debatit
- Organizimi i Debateve Publike mes qytetarëve dhe vendim-marrësve.
Gjatë periudhës Prill-Maj janë zhvilluar turne
debati ndërmjet qindra të rinjve nga shkollat e
mesme të Tiranës, Shkodrës, Pukës, Gramshit,
Korcës, Elbasanit, Gjirokastres, Sarandës, Vlorës,
Beratit, Fierit, Përmetit, Kucovës, Lushnjës
dhe Durrësit. Ky aktivitet kulmoi me realizimin e Turneun
Kombëtar të Debatit ku morën pjesë skuadrat
më të mira që përfaqësuan 30 shkolla
të mesme nga 15 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Temat e debatuara ishin:
• Zhvillimi Ekonomik kundrejt ruajtjes se Ambjentit;
• Pjesëmarrja e Grave në Politikë;
• Matura Shtetërore;
• Legalizimi i zonave informale;
Për organizimin e Debateve Publike mes qytetarëve
dhe vendim-marrësve u krijua një forum ku u diskutuan
çështje të rëndësishme për
komunitetet dhe grupe të ndryshme interesi. U debatua
kryesisht mbi:
• ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve;
• pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në
çështjet komunitare;
• ngushtimin e hendekut mes qeveritarëve dhe të
qeverisurve.
|