Monitorimi i premtimeve elektorale u
konsiderua nga NOSA si një proces i rëndësishëm
për ndërgjegjesimin e votuesve dhe për rritjen
e përgjegjshmërisë së të votuarve.
MJAFT ka ndjekur nga afër dhe ka monitoruar punën
e pushteti qëndror për monitorimin e premtimeve
elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme. Rezultatet
e këtij monitorimi janë pasqyruar e përditësuar
vazhdimisht në faqen www.unevotoj.com.
Duke informuar, ajo ndërgjegjëson dhe edukon qytetarët
shqiptarë mbi mënyrën se si funksionon Kuvendi
i Shqipërisë, gjë që sjell për rrjedhojë
përmirësimin e imazhit të Kuvendit dhe rrit
pjesëmarrjen qytetare në politikat publike.
Gjatë muajve të parë të zbatimit të
projektit u mblodh një informacion i rëndësishëm,
si platforma zgjedhore e partive kryesore, premtimet zgjedhore
të kandidatëve për deputet, jetëshkrimet
e tyre, financat e fushatës, etj. Ky projekt i shërbeu
publikut të gjerë, sidomos nëpërmjet medias,
e cila e përdori gjerësisht informacionin e mbledhur.
Aktualisht faqja është bazë të dhënash
dhe mbledh informacion për punën e deputetëve
shqiptarë brenda në Kuvendin e Shqipërisë.
Ajo funksionon si një bazë të dhënash
që mbulon aktivitetin e të gjithë anëtarëve
të parlamentit shqiptar në tri kategori bazë:
informacion biografik, financa dhe aktiviteti parlamentar.
Në fund të çdo sesioni parlamentar unevotoj.com
publikon një raport.
Gjatë kësaj periudhe është punuar gjithashtu
për ndërtimin e një seksioni të ri tek
kjo faqe kushtuar pushtetit lokal, punë e cila është
në fazën e finalizimit. Ndërkohë janë
rekrutuar 12 reporterë lokalë, të cilët
po mbledhin informacionin e nevojshëm në 12 bashkitë
e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Korcës,
Kukësit, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Peshkopisë,
Fierit, Vlorës dhe Lezhës.
|