Partnerët-Shqipëri dhe OSFA,
në kuadër të NOSA-s, ndërmorën realizimin
e disa veprimtarish për forcimin e kapaciteteve të
OJF-ve shqiptare. Qëllimi kryesor i projektit është
rritja dhe zhvillim i kapaciteteve institucionale të
shoqërise civile. Është synuar gjithashtu nxitja
e angazhimi qytetar dhe e përgjegjshmërisë
sociale.
Për këtë qëllim, OSFA dhe Partnerët
– Shqipëri organizuan në qytetin e Pogradecit
në datat 26-28 Prill 2006, një Program Trainimi
në "Advokasi dhe Lobim", me pjesëmarrjen
e dymbëdhjetë OJF-ve lokale. Çështjet
kryesore që u fokusuan për të përvetësuar
metodat dhe teknikat e advokasim-lobimit ishin dy objektivat
e përzgjedhura nga vetë OJF-të vendase: "Rritja
me 10 % e grave të punësuara në qytetetin e
Pogradecit" dhe “Shtimi i hapsirave të gjelbëruara
në qytetin e Pogradecit me 2500 m²". U sollën
dhe u studiuan modelet më të sukseshme të aksionit
qytetar dhe marrëdhënieve efektive me shtetin dhe
politikën. Përfaqësuesit e OJF-ve lokale u
njohën më në thellësi me konceptin e advokasisë
dhe lobimit si dhe me disa nga teknikat që mund të
përdoren për të ndërmarrë inisiativa
në advokasim dhe në në vendim-marrjen lokale
dhe qendrore.
Në të njëjtën mënyrë u punua
me dy programe të tjera trainimi në "Manaxhim
Financiar” dhe “Procedurat e Regjistrimit të
OJF-ve në Përputhje me Legjislacionin Shqiptar",
përkatësisht në qytetet Elbasan, 26-28 Prill
dhe në Vlore, 31 Maj-1 Qershor 2006.
Gjatë gjashtëmujorit të dytë të
vitit, do të vijohet me fazën e përfundimtare
të projektit. Nga tërësia e OJF-ve të
trajnuara është parashikuar të përzgjidhen
rreth 10 më premtueset në rrethe. Këtij grupi
do t’i ofrohet asistencë e plotë dhe individuale
për krijimin e një sistemi financiar të nivelit
të lartë. Kjo do të lehtësojë jo
vetëm mbajtjen e shpenzimeve financiare të ekipit
por do të ndikojë drejtpërsëdrejti në
rritjen e transparencës financiare të këtyre
OJF-ve ndaj donatorëve dhe ndaj shtetit.
|