|
11 Maj 2007
Lëvizja “Mjaft” e mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Soros, publikoi raportin e dytë në zbatim të projektit “Unë votoj”.
Organizatorët e projektit nëpërmjet monitorimit të veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë, në periudhën shtator 2006 – janar 2007, kanë vërejtur një sërë shkeljesh nga të gjitha grupet parlamentare.
Raporti është kritik për prezencën e deputetëve në seanca dhe debate parlamentare si dhe në rritjen e pajustifikuar të të ardhurave personale të tyre.
Sipas raportit, grupi parlamentar i PD-së e ka përkeqësuar qasjen ndaj platformës zgjedhore dhe premtimeve që paraqiti para elektoratit duke e mbajtur fjalën vetëm për 17 për qind të tyre, ndërsa opozita nuk ka propozuar nisma të mirëfillta ligjore.
Projekti synon të ngushtojë hendekun mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve në pushtetin legjislativ duke rritur pjesëmarrjen qytetare në politikat publike. |